• Privacy Policy

info

  • Inspire
  • Story
  • Health
  • Home
  • Story
  • Ministria e Jashtme dëboi diplomatin, reagon Ambasada ruse: Shqipëria të bëhet gati, do përgjigjemi fort

Ministria e Jashtme dëboi diplomatin, reagon Ambasada ruse: Shqipëria të bëhet gati, do përgjigjemi fort

admin
January 23, 2021 No Comments

Të enjten Shqipëria i dha 72 orë kohë diplomatit rus Alexey Krivosheev që të largohet nga Shqipëria, si i padëshirueshëm.

Arbresh info

Arsyeja zyrtare ishte mosrespektimi i masave anticovid nga ana e diplomatit rus në ambasadën e Rusisë në Tiranë. Në deklaratën e ministrisë së jashtme shqiptare thuhet:

“Për fat të keq, në kundërshtim me premtimet, diplomati ka vazhduar të shkelë masat ndaj Covid-19. Me keqardhje, qeveria shqiptare vendosi të deklarojë diplomatin Aleksei Krivosheev person non grata, me detyrimin për të lënë vendin brenda 72 orëve nga njoftimi zyrtar”.

Mediat ruse kanë publikuar këtë të premte reagimin e fortë të Moskës ndaj kësaj mase drastike nga Shqipëria. Reagimi është bërë nga zëvendësministri i jashtëm, Alexander Grushko.

“Na vjen shumë keq për këtë lëvizje, e cila është padyshim një provokim që synon të cenojë marrëdhëniet ruso-shqiptare. Është e qartë se një hap i tillë nuk do të mbetet pa përgjigje

Dje reagoi edhe ambasada ruse në Tiranë sipas të cilës argumentet e dhëna nga pala shqiptare ishin të pabazuara. “Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se zbulimi në njoftimin për shtyp i emrit të punonjësit tonë kundërshton ashpër praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike.”

Kjo është hera e dytë që Shqipëria brenda një kohe të shkurtër dëbon diplomatët rusë. Më herët u dëbuan nga Shqipëria, sekretari i parë i ambasadës Ruse, Alexey Nikolaevich Balashov dhe atasheu ushtarak, Vladislav Filipov. Herën e parë Ministria e Jashtme nuk i lajmëroi emrat dhe postet që mbanin diplomatët. Ndërsa në herën e dytë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë e bëri publik emrin e diplomatit rus.

Post navigation

Presidenti Ilir Meta i jep titullin ”Mjeshtër i Madh” këngëtarit Ylli Baka, këto janë meritar e tij
La djalin te familja rome para 10 vitesh dhe iku, flet shqiptarja: Mua më kapën me zor 5 burra, nuk kisha ku e mbaja….

Related Articles

Mbani lotët! Ky djalë i vogël ka h umbur: Nuk e di kur jam, ata më lanë vetëm në rrugë

admin
April 7, 2021 No Comments

Arian Çani tallet keq me Elisa Spiropalin kur po fliste për Edi Ramën: Po ti ça je ti mi….

admin
January 30, 2021 No Comments

Dalin detajet rrëqethëse/ Shqiptarin e njohur që ia mori jetën babai, gruaja e kishte kapur në hotel me një këngëtare

admin
January 29, 2021 No Comments

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes