• Privacy Policy

info

  • Inspire
  • Story
  • Health
  • Home
  • Story
  • Pse iu dhemb koka kur nuk pini kafe në mëngjes

Pse iu dhemb koka kur nuk pini kafe në mëngjes

admin
January 27, 2021 No Comments

Pothuajse të gjithë ata që konsumojnë kafe rregullisht janë të varur prej saj.

Është zakoni i secilit prej nesh sapo ngrihemi në mëngjes. Mund të shmangim me siguri vaktin e mëngjesit por kurrësesi kafen, shkruan “AgroWeb”.

Pothuajse të gjithë ata që konsumojnë kafe rregullisht janë të varur prej saj.

Sigurisht, ajo është e shijshme. Në mëngjes, ajo është zgjimi i vërtetë pavarësisht sa herët mund të jesh ngritur nga shtrati.

Megjithatë, të gjithë ata që nuk pinë kafen e tyre rregullisht e dinë se pësojnë disa efekte të pakëndshme anësore gjatë ditës siç është specifikisht dhimbja e kokës.

Dhe vërtetë, duket sikur në një moment do të të plasë koka.

Zakonisht, ky fenomen është më i shpeshtë tek femrat por përgjithësisht i prek të gjithë.

Studimet shkencore tregojnë se ka një lidhje mes natyrës së varësisë së shkakton kafja dhe dhimbjes së kokës në momentin kur organizmi nuk merr “dozën” ditore të saj, siç është mësuar rregullisht.

Në momentin kur ju nisni të konsumoni kafen rregullisht, lehtësisht ju bëheni të varur prej saj.

Dhe nëse një ditë për arsye të ndryshme nuk arrini ta pini në kohë siç e konsumoni rregullisht sigurisht do ndiheni sikur nuk po funksiononi rregullisht.

Varësia dhe si ndikon kafja në organizëm
Nëse kafja ju bën të ndiheni më mirë, ju rrit përqëndrimin ka një shpjegim sa shkencor aq edhe mjekësor mbi efektet e njërës prej pijeve më të konsumuara në botë.

Por çfarë ndodh vërtetë kur ne konsumojmë kafe rregullisht?

Kafeina përcillet direkt receptorët e trurit duke vepruar kundër një neurotransmetuesi i quajtur adenozinë.

Kjo lloj lënde, pra adenozina ndikon që përgjithësisht ju të jeni të qetë.

Si rezultat, kur kafeina shkon në receptorët e trurit, ky i fundit nis të veprojë duke prodhuar edhe më shumë lëndën e adenozinës ndërsa lufton efektet stimuluese të kafeinës.

Pra, nëse për ndonjë arsye filloni të zvogëloni sasinë e kafeinës që normalisht merrni përditë trupi juaj do të prodhojë më shumë adenozinë, e për rrjedhojë ju do të ndiheni më të përgjumur dhe do të keni dhimbje koke.

Konkretisht, kafeina vepron si antagonist i receptorit të adenozinës.

Aktiviteti i sistemit nervor ngadalësohet kur adenozina lidhet me receptorët e saj, duke shkaktuar përgjumje. Kafeina e pengon këtë lidhshmëri.

Pra, sa më shumë kafeinë të merrni aq më shumë adneozinë truri do të prodhojë, dhe në momentin kur ju nuk do ta merrni dozën ditore të kafeinës, sasia e adenozinës së prodhuar do t’ju përgjumë duke ju shkaktuar dhimbje koke përgjatë gjithë ditës.

Post navigation

Milaim Zeka: Po shitni moral e gjithë natën kqyrni porno
Këto pyetje mos ja bëni kurrë partnerit

Related Articles

Mbani lotët! Ky djalë i vogël ka h umbur: Nuk e di kur jam, ata më lanë vetëm në rrugë

admin
April 7, 2021 No Comments

Arian Çani tallet keq me Elisa Spiropalin kur po fliste për Edi Ramën: Po ti ça je ti mi….

admin
January 30, 2021 No Comments

Dalin detajet rrëqethëse/ Shqiptarin e njohur që ia mori jetën babai, gruaja e kishte kapur në hotel me një këngëtare

admin
January 29, 2021 No Comments

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes